Viva Fresh Store
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Tregti
-
Punë të postuara 0
-
Parë 340
Përshkrimi i kompanisë
“Viva Fresh” është rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Kosovë, me mbi 110 dyqane në 32 qytete të Kosovës. Me qëllim që “Viva Fresh” të jetë sa më afër familjes, ka ndërtuar 16 pika të konceptit “Viva Fresh Family”, përbrenda formatit të minimarketeve.
“Viva Fresh” ka Qendrën logjistike 24/7, gjatë gjithë vitit. Kjo qendër përfshin mbi 28,000 m2 hapësirë logjistike, kapacitet qarkullimi mbi 1 miliard euro në vit, 59 porta, me mbi 50 kamionë të mëdhenj dhe sistemin më të avancuar të menaxhimit të magazinës WMS.
“Viva Fresh” ka një shumëllojshmëri të mbi 280 produkteve të “private label”-it, produkte të dizajnuara posaçërisht për konsumatorët tanë, me cilësinë dhe çmimet më të lira e më konkurruese në treg.
E themeluar në vitin 2018, qendra e trajnimit “Viva Fresh” identifikon mundësitë për zhvillimin e stafit dhe mban trajnime të avancuara deri në nivel ndërkombëtar. Me kapacitet prej 400 ulësesh dhe me 500 m2 hapësirë, qendra e trajnimit i ka 14 trajnerë të certifikuar nga GIZ-i.
Vetëm gjatë vitit 2019, janë organizuar mbi 376 trajnime për 2912 punonjës.


