Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 159
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Kompania PLASTIKA është kompani private e themeluar në vitin 1992, nga z. Astrit Shabani.

Kompania PLASTIKA Sh.P.K është kompania e parë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që bënë riciklimin e mbeturinave të folisë dhe plastikës si lënd të parë për prodhimin e folisë për Agrikulturë dhe Ndërtimtari, si dhe prodhimin e Termo folisë dhe Stretch folisë.

Selia e kompanisë gjendet në Fushë Kosovë, kurse prodhimi i produkteve tona bëhet në Parkun e Biznesit në Drenas.

Në vitin 2006 kemi filluar me riciklimin e mbeturinave të plastikës dhe prodhimin e Regranulatës. Po këtë vit kemi filluar edhe prodhimin e folisë për Agrikulturë dhe Ndërtimtari.

Në vitin 2007 kemi filluar me prodhimin e qeseve nga folia.

Në vitin 2010 filluam prodhimin e Termo folisë.

Në vitin 2011 filluam prodhimin e Stretch folisë.

Në vitin 2017 filluam prodhimin e GeoMembranës.

Në dhjetor të vitit 2017 startuam me linjën e re super moderne, ekstruder 5 shtresorë. Kjo makineri e teknologjisë së fundit mund të prodhoj: Stretch Hood, Stretch Film, Haubë, Film për Agrikulturë të cilësisë së lartë.

Linja e re e teknologjisë së fundit ka kapacitetin të prodhojë cilësinë më të lartë të folisë në tregjet botërore.

Të gjitha makineritë janë prodhime Evropiane të cilat garantojnë kualitetin e produkteve tona.

SMART LLC