Përmbledhje

  • Sektorët Industria e energjisë
  • Punë të postuara 0
  • Parë 106
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Jemi kompani kosovare e cila merret me promovimin e energjisë efiçiente. Kompania bënë shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve solare. Ka pronar Xhevat Muqa dhe si kompani “MUQA” funksionon që nga viti 2001, ndersa si “Muqa Solar Company” funksionon qe nga viti 2012.

Sistemet efiçiente të cilat , duke shfrytëzuar energjinë diellore gjenerojnë ngrohje, ftohje, ujë, dhe energji elektrike dhe ofrojnë një zgjidhje afatgjatë dhe kthim investimi në kohë të shkurtër. Por ajo çka konsiderohet si theksi kryesor kur përmendet termi “Panele Solare” apo “Përdorimi i energjisë termike” janë benefitet e shumta që përfitojmë nga ato, duke përfshirë arsyet ekonomike, financiare, ambientaliste dhe arsye tjera që e bëjnë të domosdoshëm aplikimin e energjisë së ripërtërishme për shtëpinë, biznesin apo fabrikën tuaj.

Përvoja jonë disa vjeçare në fushën e ndërtimtarisë, hidro-sistemeve dhe kuptimi i nevojave të klientit, arsyeja bazë e funksionimit tonë, ka ndikuar që të fokusohemi në Industrinë e Energjisë Solare, njëkohësisht industrinë e së ardhmes, kursimit dhe rigjenerimit. Të pajisur me sisteme efiçiente, staf të kualifikuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit të testuara ndërkombëtarisht, Muqa Solar Company është e udhëhequr nga dëshira dhe motivi për t’iu ofruar sisteme solare më efiçiente, ekonomike dhe më stabile.

SMART LLC