Industria Metalike e Kosovës – Fabrika e Tubave të Çelikut
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 273
Përshkrimi i kompanisë
INDUSTRIA METALIKE E KOSOVËS – Fabrika e Tubave të Çelikut – Ndërmarrja për prodhimin e tubave dhe profileve të çelikta në Ferizaj, Kosovë, është një nga ndërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore në industrinë e prodhimit të tubave dhe profileve të çelikta me tegel spiral dhe drejtëvizor, mbrojtjen antikorrozive, punimin dhe montimin e konstruksioneve metalike prej gypave të çeliktë dhe profileve (të hapura dhe të mbyllura), prodhimin e rezervuarëve (horizontal dhe vertikal me vëllim deri 100 m3) për ujë dhe derivate të naftës, si dhe prodhime të tjera jostandarde. Prodhimi i tubave të çeliktë me saldim në dimensione prej Ø219.1 mm – Ø2032 mm, trashësi nga 4 mm deri ne 14 mm mundëson praninë e produkteve tona në tregun rajonal dhe më gjerë në lëminë e tubacioneve. Cilësia e prodhimeve tona është në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të prodhimit dhe kontrollit, siç janë: API, EN, DIN, ISO, ASTM, BS, NF, UNI, GOST, etj. Prej themelimit më 1972 e deri në ditët e sotme u prodhuan më tepër se 12,000 km (afro 1,300,000 tona) tuba për sistemet e ndryshme të hidrocentraleve, ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës.


