Përmbledhje

  • Sektorët Ushqime / Pije
  • Punë të postuara 0
  • Parë 329
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Ndërmarrja tregtare Frutti është themeluar në vitin 2000 në Prizren, me vendndodhje në fshatin Reçan në periferi të qytetit, 5 kilometra nga qendra e qytetit. Në fillim fokusi ishte prodhimi dhe shitja e lëngjeve natyrale, gjë që u realizua falë burimeve të pasura të maleve të sharrit.

Kompania gradualisht u rrit në madhësi dhe sot është një nga prodhuesit më të mëdhenj të lëngjeve të frutave në Kosovë.

Lëngjet e Frutti-t përbëhen nga uji i maleve të Sharrit, në kombinim me frutat e kultivuar me kujdesin më të lartë duke bërë që çdo produkt i Frutti-t të jetë i pasur me minerale dhe vitamina të shëndetshme.

Frutti prodhon një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë: lëng natyral në mbajtës 1 litër – 10 lloje, 0.33 litra – 4 lloje, si dhe produktet e paketuara me qelq.

Ajo që e veçon Kompaninë “Frutti”, është inovacioni në teknologji, me metoda më cilësore, më të shëndetshme, duke arritur që në vazhdimësi të krijoj linja të reja të prodhimit.

Së fundmi Frutti ka arritur të instaloj linjën më të re teknologjike të prodhimit të lëngjeve, duke u bërë ndër të parët në botë të cilët kanë përfshirë në prodhim një linjë e cila mbulon rreth 12.000 paketime për një orë.

SMART LLC