Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 163
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Kompania është themeluar që nga viti 2000 në Kosovë dhe me sukses vepron në fushën e përpunimit të frutave (lloje të ndryshme të frutave), duke zhvilluar gjithashtu programin e saj të prodhimit/përpunimit. Gjithashtu, veçanërisht nga viti 2014, kompania ka filluar të zhvillojë konceptin e fuqizimit të fermerëve, si partnerë të mëtejmë lokalë për furnizimin e kompanisë, me qëllim të zvogëlimit të importit të lëndës së parë dhe përmirësimit të furnizimit nga produktet vendore për të gjitha elementet, bazuar në mundësitë dhe kushtet për prodhimin e tyre.

Kapaciteti prodhues i kompanisë:

Extra Fruit Fillings merret me përpunimin e frutave – Qershi e thartë, Mjedër, Luleshtrydhe, Manaferër, Boronicë, Kumbulla, Mollë, Fruta pylli, etj.

Produktet përfundimtare të programit të kompanisë janë:

Mbushje Frutash (Salcë) – nga të gjitha frutat e përmendura – që përmban frutin e plotë brenda salcës

Xhel Frutash, Fruta të ngrira, Produkte të tjera në formë ekstraktesh

Kapaciteti vjetor i kompanisë është 750 ton fruta, ndërsa nevojat vjetore bazuar në kërkesat janë rreth 2000 ton fruta.

Gjithashtu, brenda kompanisë funksionon programi për prodhimin e elementeve për furrat e bukës: Pluhura, Përzierje farash, Mbushje me arra të thata, Emulgator, Krem super vanilje, Krem i rrahur, Koncentrat për bukë të zezë, Përzierje për biskota, Përzierje për biskota me çokollatë, Përmirësues për bukë, Rogrima, Përzierje për mafinë 100%, Mafinë me çokollatë 100%.

SMART LLC