EuroFood
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 181
Përshkrimi i kompanisë
Kompania Eurofood është themeluar në vitin 1999. Aktivitetet kryesore të saj janë prodhimi, tregtia dhe shërbimet. Kompania ndodhet në Prizren, Kosovë.
Pronar i kompanisë është z. Abdul-Ljatif Ese.
Produktet kryesore të prodhimit të kompanisë janë: keçapi, majoneza, marmelata, uthulla, feferonët, kornishonët, ajvari, shurupet…
Gjithashtu, kompania është përfaqësuese ekskluzive për Kosovë e disa kompanive rajonale nga jashtë vendit.
Qëllimi kryesor i kompanisë është të prodhojë produkte të klasit të lartë, të jetë konkurruese në treg, besnike ndaj konsumatorëve dhe të zhvillojë biznes mbi bazat e etikës. Po ashtu, ne jemi eksportues të rregullt në vendet e rajonit.
Kompania zbaton sistemin e sigurisë ushqimore HACCP dhe standardin ISO 22000.


